Strakosha largohet në fund të sezonit, dy emra për ta zëvendësuar

by admin
Spread the love

Thomas Strakosha është drejt lamtumirës me parametra zero, ndërsa Pepe Reina do të largohej nëse Lazio nuk shkon në Europë. Praktikisht në kryeqytet situata e portierëve duhet të zgjidhet sa më shpejtë. Në tryezën e drejtorit sportiv Igli Tare ka dy emra.

I pari është ai i Marco Carnesecchi, në pronësi të Atalantas, por i huazuar te Cremonese. I dyti është Sergio Rico i PSG-së i huazuar te Mallorca.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Maurizo Sarri preferon më shumë Carnesecchi. Ky i fundit është portier i Italisë U-21 dhe përpara e pret një e ardhme e ndritur.

Për këtë arsye edhe Claudio Lotito ka nisur bisedimet e para për shërbimet e tij, por shumë prej 15 milionë eurosh që Atalanta kërkon po frenon negociatat.

Nga ana tjetër është Sergio Rico i PSG-së, i cili prej janarit është i huazuar te Mallorca. Ai është 28 vjeç, ka luajtur pak në Paris (24 paraqitje që nga viti 2019) dhe menaxhohet nga You First Sports, e njëjta agjenci që përfaqëson Luis Alberto. Spanjolli mund të jetë më i lirë se Carnesecchi dhe garanton siguri falë eksperiencës së tij. /oversport.tv

You may also like