Stoltenberg inkurajon Kurtin e Vuçiqin t’i zgjidhin përmes dialogut çështjet e pazgjidhura

by admin
Spread the love

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.

Ai përmes një cicërime në twitter, ka inkurajuar të dyja palët, sikur Kosovën ashtu edhe Serbinë, që tutje edhe çështjet e pazgjidhura t’i zgjidhin përmes dialogut, përcjell Klankosova.tv.

”E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet #Kosovës dhe #Serbisë. Unë i inkurajoj të dyja @predsednikrs & @albinkurti për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. @NATO_KFOR mbetet vigjilent”, shkruan Stoltenberg.

You may also like