Stoli nis që t’i rrijë ngushtë, mesfushori fut në hall Inzagin

by admin
Spread the love

Më gjeni një lojtar që qëndron në stol, por kur rikthehet në fushë është kaq i lumtur, vendimtar dhe me grintë si Davide Fratezi? Shumë e vështirë. Është shumë i uritur dhe nuk i intereson aspak se sa minuta i jep në dispozicion trajneri Inzagi.

Është lojtari më i paguar në merkaton e verës në Itali (33 milionë euro), por luajti vetëm ndeshjen e tretë si titullar në Serinë A. Të parën e luajti në fundin e verës kundër Empolit, të fundit ndaj Fiorentinës në rikthimin nga Superkupa. Por kur i sheh xhirot e “motorit” në ndeshjen ndaj Leçes të bën të mendosh se 24-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm.

KËRKON MINUTA – Ka pranuar më përulësi të qëndrojë në stol, në një mesfushë që po komandon kampionatin dhe Interin. Nuk e ul intensitetin dhe pret momentin e tij. Kundër Atletikos në San Siro vodhi topin që solli golin pikërisht duke u futur nga stoli. Ndaj Leçes tregoi edhe 1 herë tjetër vlerat e tij, me gol dhe asist. Ishte hera e dytë në karrierë që i bën njëkohësisht në një ndeshje. Mesfushori ka një nuhatje goli të frikshme, që ia kanë zili edhe sulmuseit.

Duke llogaritur të gjitha kompeticionet është në kuotën e 5 golave sezonalë. Në familjen e Inzagit, më shumë seas ai shënon dyshja Tu-La, pastaj goditësi i penalltive Çalhanoglu. As sulmuesi rezervë Arnautoviç as mesfushorët titullarë Mkitarian dhe Barela nuk arrijnë në nivelin e tij. Kanë arritur të shënojnë vetëm nga 2 gola.

Ai shënon të paktën 1 gol në 224 minuta në total dhe 1 gol çdo 178 minuta në Serinë A. Tani fjala rezervë fillon t’i rrijë shumë ngusht Davide Fratezit. Trajneri Inzagi është në hall dhe duhet t’i japë minuta për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

You may also like