Stilistët dhe vajzat e njohura na këshillojnë të bëjmë paqe me këpucët me platformë

by admin
Spread the love

Na paralajmëroi Dua Lipa dhe Versace, po sikur nuk i dëgjuam. Këpucët me platformë do jenë trend edhe i pranverës.

Pavarësisht nëse jeni adhurues i tyre apo jo, realiteti është ky, platformat janë rikthyer në modë këtë pranverë, gjë që ishte e pritshme pasi i kemi parë në tapetin e kuq prej muajsh.

Tani, vizitorët e Javës së Modës në Milano dhe Paris konfirmojnë se sandalet dhe këpucët me platformë do të jenë në trend këtë sezon.

Me shpejtësinë e erës erdhën edhe në Shqipëri. Të parat që i veshën platformat trend të këtij viti janë: Anxhelina Hadërgjonaj, Lori Hoxha dhe Nora Istrefi. Pastaj pamë Arbanën me to, Bleonën dhe Aurela Hoxhën.

Nuk është aspak çudi që të parat janë këto vajza, pasi renditen edhe mes atyre që modën e kanë parësore dhe fokus në profilet personale të ‘Instagram’.

Një avantazh i madh i këtyre këpucëve është se ju bëjnë të dukeni më të gjata. Nëse dëshironi të shtoni disa centimetra dhe mbi të gjitha të ndiheni rehat, zgjidhni një model me platformë, siç udhëzojnë vajzat e njohura./revistawho.com

You may also like