Stërvitje me dron te Brazili! Neymar dhuron “show” i vetmi që shkëlqen

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Brazilit po kryen në Itali përgatitjet për Botërorin e Katarit, që do zhvillohet për herë të parë në histori në dimër (20 nëntor-18 dhjetor). Seancat stërvitore të Tites janë të larmishme dhe të veçanta.

Të gjithë dështojnë me radhë, por jo Neymar. Sulmuesi i PSG-së ishte i vetmi që ia doli ta spostonte topin e ardhur nga lartësia e madhe. Më pas festë me shokët siç dallohet në video.

Pesë herë kampionët e botës vazhdojnë përgatitjet e tyre në qendrën stërvitore të Juventusit. Brazili luan takimin e parë në Botëror ndaj Serbisë (24 nëntor), teksa në grupin G bëjnë pjesë edhe Zvicra e Kameruni.


Top Channel

You may also like