Stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s, bllokohet hapësira ajrore në disa aeroporte europiane

by admin
Spread the love

Stërvitja më e madhe ushtarake e NATO që ka nisur para disa ditësh në Europë pritet të shkaktojë probleme në trafikun ajror dhe vonesa për pasagjerët në disa aeroporte rreth kontinentit, kryesisht në Gjermani.

Sipas asaj që raporton Deutsche Welle, në datat 12 dhe 13 qershor do të mbahen manovrat më të mëdha ajrore në historinë e NATO dhe kjo gjë do të prekë fluturimet civile në 4 aeroporte në Frankfurt, Hamburg dhe Berlin dhe Mynih.

Në stërvitjen “Air Defender” pritet të angazhohen 10 mijë ushtarë nga 25 vende të botës, me 250 avionë ushtarakë, pjesa më e madhe e të cilëve amerikanë.

Ministria federale e Transportit njoftoi se aktualisht është duke biseduar me landet në mënyrë që oraret e lejuara të ngritjes dhe uljes së avionëve gjatë këtyre dy javëve të mund të zhvendosen sipas nevojës.

Artikulli paraprakEkspertët paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund të çojë në zhdukje të njerëzimit

You may also like