Sterling njofton largimin nga City: Ishte një nder të vishja këtë fanellë

by admin
Spread the love

Raheem Sterling ka njoftuar largimin nga Manchester City në rrjetet sociale dhe tashmë transferimi i tij te Chelsea duket më afër se kurrë.

“Shtatë sezone, 11 trofe të rëndësishëm, një jetë me kujtime. Çfarë rrugëtimi! Erdha në Mançester kur isha 20 vjeç. Sot largohem si burrë. Faleminderit për mbështetjen. Ka qenë një nder të vishja fanellën e Manchester City”, shkruan Sterling në profilin në Twitter.

Sulmuesi nuk e ka përmendur destinacionin e ardhshëm, por pritet që të jetë blerja e parë e Chelsea, që kur klubi kaloi në pronësi të Todd Boehly. Të dielën mediat britanike njoftuan se ishte arritur një marrëveshje mes klubeve për këtë transferim. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Facebook

You may also like