Statistikat/ Vlahoviç, Monza mund të jetë viktima e 22-të në Serinë A

by admin
Spread the love

Monza do të presë në mbrëmje Juventusin në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të në Seria A. Ja statistikat e përballjeve mes dy skuadrave:

– Monza i fitoi të dyja ndeshjet e kampionatit të Serisë A, të luajtura kundër Juventusit dhe mund të bëhet skuadra e parë që i mund bardhezinjtë tri herë rresht, në tri sfidat e para mes tyre. Ndërkohë, në total, skuadra e fundit që ka mundur të festojë tri suksese me radhë ndaj “Zonjës së Vjetër” ka qenë Parma në maj 2011.

– Duke marrë shkas nga suksesi 1-0 i sezonit të kaluar, më 18 shtator 2022, Juventusi mund të bëhet skuadra e tretë që të kuqtë mundin di gerë radhazi në shtëpi, në Serinë A, pas Empolit dhe Salernitanës.

– Monza ka pësuar maksimumi një gol në 10 ndeshjet e fundit në Serinë A, për një total prej 7 golash (3 ndeshje i ka mbyllur me rrjeta të paprekura). Të kuqtë kanë bërë edhe më mirë sesa Juventusi, i cili ka pësuar jo më shumë se një gol në 8 ndeshje (me me rrjeta të paprekura).

– Nga 12 maji e në vazhdim, Monza ka pësuar vetëm 4 gola në 8 ndeshjet e luajtura në shtëpi, në Serinë A. Mes dy sezoneve të fundit, Monza është mbrojtja më e mirë e kampionatit.

– Juventusi e ka ruajtur 8 herë portën e paprekur në këtë kampionat, duke qenë skuadra e dytë më e mirë e kësaj statistike në 5 ligat kryesore. Kreu i takon francezëve të Nicës, me 10 ndeshje pa pësuar gol.

– Juventusi ka fituar 4 nga 6 transfertat e para në këtë kampionat (1 barazim dhe 1 humbje) dhe nuk arrin në 5 fitore në 7 transfertat e para që prej sezoni 2019-2020. Në 12 nga 14 rastet nëtë cilat më pas bardhezinjtë kanë fituar 5 nga 7 transfertat e para kalendarike në kampionat, në fund gjithmonë janë shpallur kampionë, përfshirë këtu edhe titujt në sezonet 2004- 2005 dhe 2005-2006, të cilat më pas u anuluan nga skandali “Calciopoli”.

– Monza është e vetmja skuadër në këtë kampionat që jo vetëm nuk ka pësuar, por as ka shënuar një gol në minutat shtesë finale. E fundit që i ka shënuar në shtesë, në fund të kuqve ka qenë Sasuolo, 19 majin e kaluar me Mateo Pesinën, që sot mban veshur bluzën e Monzës.

– Rafaele Paladino është një prej 12 trajnerëve që kanë mundur të thyejnë Juventusin në të dyja sfidat e një kampionati të Serisë A. Gjtihsesi, asnjë prej këtyre trajnerëve më pas nuk ka mundur të bëjë edhe fitoren e tretë ndaj “Zonjës së Vjetër”.

– Në sfidën mes Monzës dhe Juventusit sfidohen dy nga tre lojtarët që kanë ofruar numrin më të madh të asisteve në këtë kampionat: Filip Kostiç dhe Xhorxhos Kiriakopulos (të dy në kuotën 3 asiste, ashtu sikurse edhe Mateo Ruxheri).

– Monza mund të bëhet skuadra e 22-të kundër të cilës Dushan Vlahoviç mund t’i shënojë në kampionat. Deri më sot, sulmuesi serb i Juventusit është përballur me 29 ekipe të ndryshme, nga të cilat ka dënuar me gol 21 prej tyre. Ndër ato që nuk i ka shënuar është edhe Monza, përveç se edhe Venecia e Parma, por kundër të kuqve ka luajtur më pak minuta se kujtdo tjetër, 115.

PANORAMASPORT.AL

You may also like