STATISTIKAT/ Milani sot për vazhdimësinë, Leçe synon mbijetesën

by admin
Spread the love

Milani ka mbetur i pamposhtur në 23 nga 24 ndeshjet e fundit kundër Leçes në Serinë A (12F, 11B). Suksesi i vetëm i skuadrës puljese në këtë periudhë daton në 1 Prill 2006 (1-0 në stadiumin “Via Del Mare”).

– Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë më 11 nëntorin e kaluar, Milani dhe Leçe mund të barazojnë të dyja ndeshjet sezonale për herë të dytë në Serie A, pas 1999- 2000 (Alberto Zakeroni ishte trajneri i kuqezinjve ndërsa Alberto Kavazin i kuqeverdhëve).

– “Djalli” ka fituar nëntë nga 10 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Leçes në Serinë A (1B), duke shënuar 29 gola në këtë periudhë (mesatarisht 2.9 për ndeshje) dhe duke pësuar vetëm gjashtë.

– Ekipi i Piolit ka fituar gjashtë sfida e fundit në të gjitha turnetë dhe mund të arrijë të paktën 7 suksese radhazi në ndeshjet zyrtare për herë të parë që nga periudha midis prillit dhe shtatorit 2006 (nëntë në atë rast me Karlo Ançelotin në stol) .

– Skuadra ku militon Ylber Ramadani ka mbajtur portën e paprekur në dy ndeshjet e fundit të kampionati. Ata nuk regjistrojnë tri sfida radhazi pa pësuar në Serinë A që nga periudha midis shkurtit dhe marsit 2004 me Delio Rosin si trajner.

– Milani mburret me katër lojtarë që kanë shënuar të paktën 10 herë në sezon në të gjitha turnetë (në 2023-24 Olivie Zhiru 14, Kristian Pulisiç 12, Rafael Leao 11 dhe Ruben Loftus-Çik 10) për herë të parë që nga viti 2008-09 (Pato 18, Kaka 16, Inzagi 16 dhe Ronaldinjo 10).

– Nga njëra anë, vetëm Interi (51) ka shënuar më shumë gola nga situata loje të hapur se Milani (43) në këtë kampionat. Nga ana tjetër, asnjë ekip nuk ka shënuar më pak gola nga loja e hapur sesa Leçe (16, po aq sa Empoli).

– Rafael Leoo është lojtari i Serisë A që ka ndikuar në më shumë gola në të gjitha turnetë në vitin 2024: 13 në 17 ndeshje (7 gola dhe 6 asiste). Leçe është një nga dy skuadrat kundër të cilave portugezi ka shënuar më shumë në Serie A (4 gola, po aq sa Fiorentinës), duke përfshirë një dopietë më 23 prill 2023 në “San Siro”.

– Kristian Pulisiç ka barazuar sezonin e tij më të mirë realizativ (9 gola, si në 2019-20 me Çelsin) dhe sezonin e tij më të mirë për asiste të dhëna (6, si në 2016-17 me Dortmundin) në karrierën e tij në pesë kampionatet më të mira europiane.

– Milani është viktima e preferuar e Nikola Sansones në Serinë A: 6 gola, përfshirë golin e tij të fundit në turne më 11 nëntor. Këta gjashtë gola janë shënuar me 4 skuadra të ndryshme (Parma, Sasuolo, Bolonja dhe Leçe). Vetëm një lojtar në historinë e Serisë A ka shënuar kundër kuqezinjve me shumë klube (Enriko Kieza, 5).

PANORAMASPORT.AL

You may also like