Statistikat e Lacio-Bajern/ Shifrat nuk i’u japin asnjë shpresë lacialëve

by admin
Spread the love

Lacio e Mauricio Sarrit nuk ka asnjë shans në letër për të kërcënuar rivalin e Bajern Mynih në Ligën e Kampionëve, e jo më të flitet për kualifikim.

Të dhënat qëndrojnë në kampin e bavarezët, që nga Herri Kejn e deri te bilanci i dobët i lacialëve ndaj ekipeve gjermane. Ja statistikat më pikante mes Lacios dhe Bajern Mynih.

KUALIFIKIMI- Avancimi i gjigantëve nga Mynih përtej raundit 1/16 ka rezultuar i suksesshëm në 11 nga 12 fushatat e tyre të fundit, përkon me disfatën ndaj Liverpulit në ciklin 2018-2019. Ndërsa përsa i takon ndeshjes së parë në këtë fazë, klubi më i titullar në Gjermani nuk ka humbur në 11 precedentët pararendës, 7 fitore dhe 4 barazime.

BILANCI NDAJ ITALIANËVE- Përgjatë 5 takimeve të fundit mes bavarezëve dhe skuadrave italiane, rekordmenët me në krye Tomas Myler kanë dalë me kokën lartë, asnjë disfatë. Lacio ka humbur në 5 nga 6 sfidat e fundit kundër gjermanëve, përjashtohet suksesi 3-1 ndaj Borusia Dortmund në fillim të ciklit 2020-2021.

TRANSFERTAT- ”Të pathyeshëm”, termi i cili gjen terren në favor të Bajernit edhe kur ata udhëtojnë në fushën mike. Ata kanë fituar 7 prej 8 prezencave, evidentohet disfata kundër Mançester Sitit në çerekfinale.

“PËRBINDËSHI” KEJN- Asnjë futbollist nuk ka qenë më tepër i përfshirë në gola sesa Herri Kejn. Bomberi anglez regjistron 4 gola dhe 3 asiste. Kingsli Koman, Miroslav Klose dhe Franc Riberi të kombinuar së bashku kanë arritur në 6 duelet e para kuotë të barabartë me Kejnin, çka nënkupton nisjen fenomenale të Herrit edhe në Ligën e Kampionëve. Personalja me e mirë e futbollisti me numër “9” në “Allianz Arena” konsiston në etapën 2017/2018, 9 gola, kohë kur djersiste fanellën e Totenhemit.

“OLIMPICO”- Bajerni dhe kombëtarja gjermane kanë kujtime pozitive në tempullin e “Olimpicos”. Mysafirët kanë zbarkuar në “strehën” e Romës dhe Lacios në 4 precedentë, dy fitore dhe dy barazime. Ndërsa “pancerat” kanë korrur triumf në finalen e Kampionatit Europianë 1980 dhe Kupën e Botës 1990.

PANORAMASPORT.AL

You may also like