Statistikat e Juventus -Inter/ Shenja “X” rikthehet pas 6 vitesh

by admin
Spread the love

– Markus Turam është lojtari që ka ofruar më shumë asiste në këtë kampionat (6). Në pesë ligat e mëdha europian vetëm Ksavi Simons dhe Pedro Neto kanë bërë më mirë (7 secili). – Për Turamin ky ishte asisti numër 4 për Lautaron, një shifër rekord për sa i përket reparteve të avancuara të Serisë A.

– Katër nga pesë golat e Dushan Vlahoviçit në këtë kampionat janë realizuar në shtëpi. Serbi nuk shënonte që prej 16 shtatorit, dopietë kundër Lacios.

– Kjo ishte ndeshja e dytë që Federiko Kieza ofroi jë asist për Dushan Vlahoviçin. I pari ishte sezonin e kaluar, më 7 maj në Atalanta-Juve.

– Juventusi ka mbetur i pamposhtur në 12 nga 14 sfidat e fundit kundër Interit në Serinë A (8 fitore dhe 4 barazime).

– Barazimi mes Juventusit dhe Interit në “Allianz Stadium” rikthehet pas 6 vitesh. Hera e fundit ishte më 9 dhjetor 2017, barazim 0-0.

– Juventusi tentoi vetëm 4 goditje në total kundër Interit, një rekord negativ, që kur uebsajti OPTA grumbullon këto të dhëna (sezoni 2004-2005).

– Interi rreshtoi formacionin titullar me moshën mesatare më të lartë në këtë kampionat, 30 vjeç e 138 ditë. Kjo skuadër thyen rekordin e mëparshëm, sërish kundër Juventusit, më 25 mars 2012 (30 vjeç e 258 ditë).

PANORAMASPORT.AL

You may also like