Statistikat e derbit: Fitorja në shtëpinë e Romës është kthyer në një tabu për Lazion

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përveç sfidës Juventus-Inter, të dielën vjen një tjetër ndeshje e madhe në ekranin e Oversport dhe Tibo. Në orën 18:00 në “Olimpico” do të luhet derbi Roma-Lazio, sfida numër 181 në historinë e përballjeve mes dy skuadrave të kryeqytetit italian, si dhe takimi numër 157 në Serie A.

Bilanci i përballjeve në total anon nga Roma që ka fituar 73 ndeshje (56 në kampionat), ndërsa kushërinjtë e Lazios kanë triumfuar 55 herë (40 në Serie A), në 66 raste derbi i Romës ka përfunduar në barazim, 60 prej tyre në kampionat.

Rezultati më i shpeshtë në derbi ka qenë barazimi, madje nga dhjetori i vitit 1990 deri në tetor të vitit 1993 janë regjistruar 7 barazime radhazi në përballjet mes dy skuadrave.

Por në 20 vitet e fundit, me rritjen e objektivave të dy skuadrave numri i barazimeve ka ardhur në ulje, madje në 15 derbet e fundit në kampionat (që nga maji i vitit 2015) vetëm 3 derbi kanë përfunduar në barazim.

Roma ka humbur vetëm 2 nga 24 derbet e fundit që ka luajtur si skuadër pritëse në “Olimpico”, ndërsa fitorja e fundit e Lazios në shtëpinë e verdhekuqve ka qenë në prill të vitit 2017, që nga ajo kohë regjistrohen 4 fitore të Romës dhe një barazim. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

You may also like