Statistikat/ Arsenal-Liverpul, në “Emirates” luhet ndeshja që prodhon më shumë gola

by admin
Spread the love

Arsenal-Liverpul do të jetë ndeshja e pestë në historinë e kampionatit anglez që do të luhet 200 herë.

Arsenali ka fituar vetëm dy nga 17 ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Liverpulit, ndërsa të dyja kanë qenë në “Emirates” në korrik 2020 dhe tetor 2022. “Topçinjtë” nuk e kanë ruajtur portën të paprekur në asnjë nga 16 takimet e mëparshme të kampionatit, duke pësuar 44 gola. Liverpuli ka shënuar 53 herë kundër Arsenalit në të gjitha përballjet nën drejtimin e Jyrgen Klopit, tetë gola më shumë kundrejt çdo kundërshtari tjetër. Ndeshjet e Premier Ligës mes Arsenalit dhe Liverpulit kanë shënuar në total 186 gola, një rekord.

ARSENALI – Arsenali i ka fituar të shtata ndeshjet e veta në shtëpi në Premier Ligë këtë sezon kundër skuadrave jashtë Londrës. Pesëmbëdhjetë nga 54 humbjet e Mikel Artetës si trajner i Arsenalit në të gjitha kompeticionet kanë ardhur kundër Mançester Sitit (nëntë) dhe Liverpulit (gjashtë). Tre golat e fundit të “topçinjve” në Premier Ligëkundër Liverpulit janë shënuar nga Gabriel Martineli, Gabriel Zhezus dhe Gabriel.

LIVERPULI – Liverpuli ka fituar vetëm pesë nga 16 vizitat etyre të fundit në Londër. DarvinNunjez ka goditur shtyllën nënëntë raste në kampionat këtësezon, gjashtë herë më shumëse çdo lojtar tjetër. Diogo Zhotaka shënuar mesatarisht një golose dhënë asist çdo 41 minutanë pesë paraqitjet e tij në “Emirates Stadium” për Liverpulin(pesë gola, dy asiste).

PANORAMASPORT.AL

You may also like