Statistika/ Nga 2012-ta, Juventusi e mund thuajse gjithmonë Romën

by admin
Spread the love

Juventusi pret në orën 20:45 Romën në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serinë A. Njihuni me statistikat e përballjeve mes tyre:

– Roma ka fituar ndeshjen e fundit me Juventusin në Serinë A (1-0, më 5 mars 2023, me gol të Xhanluka Mançinit). Verdhekuqtë nuk shënojnë dy suksese radhazi ndaj bardhezinjve që prej vitit 1995, me Karlo Maconen në stol.

– Juventusi e ka mundur 85 herë Romën në Serinë A (51 barazime dhe 42 humbje). Vetëm kundër Lacios (86 fitore) dhe Interit (87) bardhezinjtë kanë arritur një numër më të madh suksesesh në kampionat.

– Nga viti 2012 e në vazhdim, Juventusi ka fituar 10 nga 12 përballjet në shtëpi (1 barazim dhe 1 humbje) kundër Romës në Serinë A. Në këtë periudhë, vetëm kundër Udinezes, “zonja e vjetër” ka shënuar më shumë fitore në shtëpi (11).

– Duke përjashtuar sezonet e “Calciopolit”, 2004-2005 dhe 2005-2006, kjo është hera e tetë që Juventusi kap kuotën 40 pikë pas 17 javësh, në epokën e tri pikëve për fitore. Në 7 precedentë, bardhezinjtë kanë fituar gjithmonë titullin kampion në fund, nga të cilat në 4 raste me Masimiliano Alegrin në stol.

– Juventusi nuk ka pësuar kurrë më shumë një gol në 13 ndeshjet e fundit në shtëpi, në kampionat (për një total prej 7 golash dhe 6 ndeshje me portën e paprekur).

– Roma nuk ka fituar asnjë nga 15 ndeshjet e fundit (5 barazime dhe 10 humbje), përballë skuadrave që në fazën e parë mbronin dy pozicionet e para në renditje. Suksesi i fundit i verdhekuqve në të tilla pozita është pikërisht kundër Juventusit, 1-3, më 1 gusht 2020, në “Allianz Stadium”.

– Roma ka humbur 9 transferta në vitin diellor 2023 në Serinë A dhe në 45 vitet e kaluara vetëm në dy raste ka mundur të bëjë më keq: 12 humbje në vitin 2021 dhe 10 në 2012-ën.

– Në vitin diellor 2023, Roma ka shënuar 26 gola në 15 minutat e fundit të lojës, përfshirë këtu edhe 9 nga 11 të fundit në këtë sezon. Ata kanë barazuar vetëm, 26 gola edhe në vitin 2026.

– Roma është skuadra të cilën Federiko Kieza ka sfiduar më shumë në Serinë A, por pa arritur që t’i shënojë asnjëherë (9 takime). Gjithsesi, në vitin diellor 2023, Kieza është protagonisti absolut i golave për Juventusin (12) me 7 realizime dhe 5 asiste. Në të njëjtat shifra edhe Dushan Vlahoviç dhe Adrien Rabio.

– Romelu Lukaku shënon prej tri ndeshjesh radhazi me fanellën e Romës. Vetëm një herë belgu ka regjistruar një seri më të gjatë, që nga periudha që luan në Itali, 4 ndeshje radhazi me gol në gusht 2020, kur vishte bluzën e Interit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like