STATISTIKA FIORENTINA-MILAN/ Zhiru kërkon golin pas 40 ditësh, barazimi mbetet tabu për ekipet

by admin
Spread the love

Vetëm një barazim në 12 ndeshjet e fundit mes Fiorentinës dhe Milanit në Serinë A: 1-1 më 22 shkurt 2020 në “Franchi”, 7 fitore kuqezi dhe 4 fitore vendëse që plotësojnë panoramën.

Ekipi i Vinçenco Italianos ka fituar dy ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Milanit në Serinë A dhe mund të arrijë 3 suksese radhazi në shtëpi kundër kuqezinjve në Serie A për herë të parë që nga periudha midis 1972 dhe 1974.

Ekipi vjollcë ka barazuar 3 nga katër ndeshjet e fundit të kampionatit (F1), duke përfshirë dy më të fundit. Ky ekip nuk ka regjistruar tri barazime radhazi në Serinë A që nga periudha midis shkurtit dhe qershorit 2020.

Asnjë skuadër nuk ka fituar më shumë pikë (15 në 6 transferta) dhe nuk ka shënuar më shumë gola sesa Milani në Serie A në këtë vit kalendarik (15): rekorde në të dyja renditjet janë të barabarta me Interin, por me një ndeshje më shumë për “Djallin”.

Ajo kuqezi është skuadra që ka shënuar më shumë gola me zëvendësues në pesë kampionatet kryesore europiane këtë sezon: 14, një rekord për kuqezinjtë në një turne të vetëm të Serisë A në epokën e tri pikëve për fitore, ndërsa në përgjithësi që nga sezoni 1994- 1995 vetëm Napoli (16 në 2022-23), Fiorentina (17 në 2022-23) dhe Atalanta (20 në 2019-20 dhe 21 në 2020-21) kanë bërë më mirë.

Nga njëra anë, Fiorentina është skuadra që ka shënuar më shumë gola me kokë (12) në këtë sezon të Serisë A, nga ana tjetër, Milani është skuadra që ka pësuar më pak gola me këtë dinamikë në sezonin aktual.

10 golat e fundit të Fiorentinës në Serie A u shënuan nga 10 lojtarë të ndryshëm: Beloti, Ikone, Kuarta, Gonzalez, Barak, Beltran, Kajod, Bonaventura, Ranieri dhe Mandragora.

Niko Gonzalez tashmë ka barazuar sezonin e tij më të mirë për sa i përket realizimit mes Serisë A dhe Bundesligës: shtatë gola, si në 2021-22 përsëri me Fiorentinën. Megjithatë, 26-vjeçari ka shënuar vetëm një gol në 10 ndeshjet e fundit të Serisë A, pasi ka shënuar gjashtë në 11 ndeshjet e para në turneun aktual.

Kristian Pulisiç barazoi sezonin e tij më të mirë të golave në pesë kampionatet më të mira europiane (9 gola, si në 2019-20 me Çelsin) dhe në fakt mund të arrijë në kuotë dyshifrore golash në një sezon të vetëm në pesë turnetë më të mëdha për herë të parë në karrierë. Më tej, pas golave kundër Empolit dhe Veronës, amerikani mund të shënonte në tri ndeshje radhazi për herë të dytë në karrierë në këto kampionate, pasi ia doli në mes tetorit dhe nëntorit 2019 me Çelsin.

Teo Hernandez do të mungojë në këtë ndeshje. Me të në fushë, Milani ka fituar 64% të sfidave në dy sezonet e fundit të Serisë A (37 nga 58), duke fituar mesatarisht 2.1 pikë dhe duke shënuar 1.9 gola për ndeshje. Megjithatë, pa francezin, përqindja e sukseseve kuqezi bie në 22% (2/9), mesatarisht 1.0 pikë dhe duke shënuar 0.8 gola për ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

You may also like