Stadiumi rikthehet në “liqen”: Fusha ku po luan Zhegrova me shokë në LK në gjendje të tmerrshme, e mbushur me ujë!

by admin
Spread the love

Lille ka kaluar në avantazh 0:1 në ndeshjen kundër O.Ljubljana, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ekipi francez pjesë e së cilës është edhe Edon Zhegrova, janë në avantazh 0:1 ndaj Ljubljanas, shkruan lajmi.net.

Vëmendjen më të madhe e ka marrë gjendja e terrenit ku aktualisht po zhvillohet kjo sfidë.

Fusha e stadiumit “Stadion Stozice” në Ljubljana është në gjendje të tmerrshme për shkak të reshjeve të shumta të shiut.

Kujtojmë se kampioni i Kosovës, Ballkani u detyrua të luajë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë ndaj Viktoria Plzen, për shkak të gjendjes së rënduar të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pamjet e stadiumit në Ljubjana mund t’i shikoni KËTU./Lajmi.net/

You may also like