Sportisti ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare

by admin
Spread the love

Jessie Lemonier, një ish-lojtar i Detroit Lions, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare.

Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur ish-skuadra e tij të enjten, por detaje për shkakun e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura.

“Jemi të tronditur dhe të pikëlluar kur mësuam për vdekjen e ish-lojtarit tonë të Detroit Lions, Jessie Lemonier. Jessie ishte një shok skuadre model dhe një djalosh i ri që u largua shumë shpejt.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë e tij gjatë kësaj kohe të vështirë”, është shprehur klubi.

Agjenti i të njerit, Smith, ka zbuluar për “ESPN” se atleti i ri ishte në pritje të një fëmije me të dashurën e tij. Jessie filloi karrierën e tij në NFL me Los Angeles Chargers në vitin 2020. Ai u bashkua me Detroit Lions një vit më vonë..

You may also like