Sporting Lisbona tashmë ka caktuar çmimin e kartonit të Viktor Gyokeres, sulmuesit i cili po bën mrekulli këtë sezon në kampionatin portugez.
25-vjeçari ka shënuar 35 gola deri më tash në Primeira Liga dhe është duke u monitoruar nga një numër i madh klubesh evropiane.
Arsenal, Chelsea dhe AC Milan janë tri ekipet që po raportohet se kanë shprehur interesim për suedezin dhe duket se largimi i tij nga Portugalia në verë është i pashmangshëm.
Sipas një raportimi të fundit nga The Mirror, Sportingu do të kërkojë 68 milionë euro për të liruar sulmuesin në formë.
Duke marrë parasysh se janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ka një mundësi të artë që Gyokeres të përfundojë sezonin me tre trofe të fituar.
Gjatë grumbullimit me Suedinë këtë muaj, Gyokeres pranoi se ai do ta vlerësojë të ardhmen e tij në fund të sezonit duke thënë: Është një shenjë se unë kam luajtur mirë.
Rreth një transferimi të mundshëm të Gyokeres kishte paralajmëruar edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.
“Planet që ne i kemi për verën janë shumë të qarta, ato kanë përfunduar pothuajse në fillim të sezonit pasi kemi kuptuar çfarë kemi, situatat me kontrata të disa lojtarëve, dhe shpresojmë se mund të përforcohemi në pozita të caktuara të ekipit”, kishte thënë Arteta.