“S’po shkohet n’shkollë”, nis protesta e nxënësve për cilësinë në arsim

by admin
Spread the love

Me thirrjet për cilësi në arsim ka filluar marshi i organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) me moton “S’po shkohet n’shkollë”. Krahas kërkesës për cilësi në arsim, ata po ankohen edhe sjelljet e profesorëve, raporton Ekonomia Online.

Denis krasniqi, përfaqësues i  KNK-së, tha se marshi i sotëm është si rezultat i pakënaqësisë së tyre shumëvjeçare.

Ai tha se ankesa ka pasur gjithmonë por që sipas tij ato kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Marshi
i sotëm është rezultat i pakënaqësisë sonë shumëvjeçare që e kemi si nxënës.
Rezultati i krejt cilësisë në arsim dhe infrastrukturës së objekteve shkollore
tona është shfaq prej hulumtimit që e kemi bërë me këshillin rinor kosovar. Kanë
dalë statistika të tmerrshme sa i përket mësimdhënëseve, nxënësve dhe infrastrukturës,  e krejt institucioneve përgjegjëse”, tha ai.

“Ne
pas marshit do të shkojmë me kërkesa e ankesa. Ne gjithmonë kemi pas kërkesa e
ankesa po shumicën e rasteve kanë has në vesh të shurdhër”, tha tutje ai.

You may also like