Spiropali përplaset me Berishën: Doktor, i je futur një rruge qorre, i gatshëm të djegësh Shqipërinë

by admin
Spread the love

Seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me debate dhe tensione. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali. Nga karrigia e Kuvendit, ka komentuar zgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Debati mes Spiropalit dhe Berishës, nisi par raportimit në Kuvend të kryetares së AMA-s Armela Krasniqi, të cilën Berisha e akuzoi si kryetaren e censurës për mediat.

Nga ana tjetër ministrja u shpreh se me rizgjedhjen e Berishës në krye të PD-së, opozita është duke shkuar drejt një rruge qorre. Elisa Spiropali: Doktor mendoj se je zgjedhur, je në krye të PD-së, në fakt ngjan më shumë si një rrugë qorre, që ngado që ti biesh të çon askund. I ke mbyllur çdo shteg dhe çdo rrugë opozitës së këtij vendi, për veten dhe familjen tënde je i gatshëm që të djegësh, jo partinë po lirinë.

Kur flet ti për lirinë e medias… Edi Rama është simboli i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt, koha e djegies së gazetave dhe redaksive të djegura ka ikur me Sali Berishën, koha kur televizioneve iu bllokoheshin llogaritë bankare ka përfunduar.

Nuk duhet harruar një gjë, të gjitha të zezat që i kanë ndodhur mediave, është pjesë e damkës që të është vënë ty për minimin e demokracisë. Flitet për një kryetare të AMA-s që ka 10 vite që nuk shkel në seli. O Flamur po pse i rri aq afër, se dukesh si shkopi i Flamurit. Ne ku ta gjejmë të tju kemi ju përballë, por nuk e meriton Shqipëria këtë katandisje.

You may also like