Spezia nënshkruan me mbrojtësin portugez nga Orlando City

by admin
Spread the love

Spezia e nis merkaton e dimrit duke zyrtarizuar një lojtar nga SH.B.A. Bëhet fjalë për mbrojtësin 24-vjeçar Joao Moutinho, i cili do të transferohet përfundimisht në Itali pas eksperiencës me Orlando City.

Mbrojtësi portugez do të transferohet me parametra 0 tek Spezia më 2 janar 2023. 24-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2026 me klubin italian. Moutinho u bashkua me Orlando Cityn në moshën 19-vjeçare, aty ky regjistroi 69 paraqitje dhe shënoi tre gola.

Mbrojtësi i majtë e nisi karrierën e tij si fillim në kombin e tij tek Sportingu i Lisbonës dhe më pas u bashkua për një sezon me Los Angeles FC. 24-vjeçarin tani e pret një aventurë e re në Itali. /oversport.tv

Foto: Spezia Calcio, Facebook

You may also like