Spasovski: Së shpejti do ta gjejmë qytetarin që valëviti flamurin e Shqipërisë së Madhe në Tetovë

by admin
Spread the love

Ditëve në vijim do të gjendet dhe kapet qytetari i cili valëviti flamurin e Shqipërisë së Madhe në Tetovë gjatë organizimit në Sheshin “Iliria” gjatë pritjes së kryeministrit të Kosovës, kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm – Oliver Spasovski.

Kemi mbledhur të dhëna të mira operacionale. Disa persona janë vënë në shënjestër. Po kryhen hetime të hollësishme. Mendoj se për disa ditë do ta kemi fytyrën”, tha Spasovski.

Nëse bëhet fjalë për qytetar nga Kosova apo Maqedonia e Veriut, Spasovski tha se kur të vijë momenti do të jepen të gjitha informacionet.

Përndryshe, në Tetovë më 11 gush gjatë manifestimit në qendër të Tetovës si rezultat i vizitës së kryeministrit të Kosovës, një qytetar valëviti flamurin e Shqipërisë së Madhe. Për këtë qytetar, MPB-ja po mbledh informacione, ndërkaq para pak ditëve shpërndau edhe fotografinë e qytetarit.

Ky rast dhe pritja e Albin Kurtit në Tetovë dhe Çair hapi debat të madh në opinionin e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm.

Pak ditë pas pritjes, Policia e RMV-së nisi kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse ndaj dy subjekteve juridike, Komunës së Çairit dh Komunës së Tetovës. Në stacion policor u ftuan dy nikoqirët, Visar Ganiu dhe Bilall Kasami. Kjo sipas MPB-së pasi ata nuk kanë vepruar në bazë të Ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

You may also like