Spasovski në takim me kryetarët e komunave nga Turqia dhe shoqatat e mërgimtarëve maqedonas

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot ka zhvilluar takim pune me kryetarët e komunave tëe qytetit turk Turgutlu, Çetin Akin, kryetarin e komunës së Karshiakës, dr. Xhemil Tugaj, kryetarin e komunës së Çashkës , Goran Stojanovski, si dhe me përfaqësues nga shoqatat e mërgimtarëve maqedonas.

Siç shpjegohet në kumtesën e MBP-së, temë e takimit ishin qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut që prej disa dekadash jetojnë në këto komuna të Republikës së Turqisë, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në frymën e marrëdhënieve tradicionalisht të mira miqësore me Turqinë.

Duke i uruar mirëseardhjen e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në MPB, ministri Spasovski shprehu kënaqësinë për mundësinë që të takohen dhe të bisedojnë jo vetëm si miq, por edhe si dy popuj vëllezër, një ndjenjë të cilën e ndajnë qytetarët e të dyve vendeve.

“Më vjen shumë mirë që qytetarët tanë që jetojnë në Turqi dhe vijnë nga këtu, janë ura që na afron të gjithëve. Besoj se ne si shtete duhet vetëm të punojmë sa më shumë për të forcuar këtë miqësi dhe partneritet dhe të përpiqemi që bashkërisht të krijojmë kushte më të mira për qytetarët e të dy shteteve. Ne duhet të respektojmë gjithmonë të kaluarën, traditën dhe kulturën tonë, por gjithmonë të mendojmë për të ardhmen. Falënderoj të gjithë bashkëqytetarët tanë që jetojnë në Turqi, para së gjithash sepse janë besnikë ndaj Turqisë, sepse e duan dhe e respektojnë Turqinë, por edhe e duan dhe e respektojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha ndër të tjera ministri Spasovski.

 

Mysafirët nga Turqia shprehën mirënjohje për vizitën e vitit të kaluar të ministrit Spasovski në Izmir, në mesin e mërgimtarëve maqedonas që jetojnë atje, me të cilën ministri Spasovski personalisht kontribuoi në forcimin dhe afrimin e dy popujve.

Kryetari i Komunës së Karshiakës, Xhemil Tugaj, përmendi se vetëqeverisja lokale do të krijojë edhe më shumë kushte për rritjen e urave të miqësisë dhe ruajtjen e traditës kulturore. “Dëshira jonë është që të krijojmë një përfaqësi konsullore në Izmir”, tha kryetari i komunës në takim dhe ministri shprehu besimin se në një bisedë me MPJ-në do të gjendet mënyra që banorët e asaj ane të kenë vendin e tyre ku mund të drejtohen.

Kryetari i komunës Turgutlu, Çetin Akin, përmendi se në atë pjesë 30% e popullsisë së përgjithshme janë mërgimtarë maqedonas dhe se bëjnë gjithçka për t’u mundësuar fëmijëve të mësojnë dhe ndjekin një program kulturo-artistik nga vendi i origjinës.

“Përfaqësuesit e shoqatave të mërgimtarëve maqedonas, duke përcjellë përshëndetje të përzemërta nga ato anë, kërkuan një mënyrë për marrjen e shtetësisë, për të cilën ministri tha se të gjithë atyre që i plotësojnë kushtet, kërkesave të tyre do t’u përgjigjet pozitivisht. Me këtë rast, ministri Spasovski falënderoi edhe dy kryetarët e komunave për mbështetjen që çdo ditë u japin mërgimtarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Turqi”, theksohet në kumtesë.

Ministri tha se puna më e rëndësishme është pikërisht në atë pjesë, të mbështesim kulturën, gjuhën dhe traditën. Nëse këto mbijetojnë, gjithçka mbijeton”, tha Spasovski, duke u shprehur kënaqësinë vitin e kaluar ishte atje, sidomos sepse është ministri i parë që ishte dhe u dha përkrahje banorëve të Izmirit.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like