Spasovski: MPB-ja që në vitin 2012 ka ngritur kallëzim penal kundër drejtorit të atëhershën në Onkologji

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot pasdite para Komisionit Anketues për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë deklaroi se MPB-ja që në vitin 2012 disa herë e ka ndjekur punën në këtë Klinikë sepse ekzistonin indikacione për keqpërdorime.

Lidhur me angazhimin të cilin e ka MPB pas procedurës së fundit e cila është hapur, Spasovski tha se janë ndërmarrë një varg aktivitetesh sa i përket sigurimit të dëshmive materiale dhe se gjatë kësaj periudhe bëhen dy lloje të ekspertizës – njëra ekspertizë është e pajisjeve elektronike dhe e dyta është e dokumentacionit mjekësor, ku kanë marë mbi 50 karta shëndetësorë të pacientëve nga Klinika.

“MPB ka reaguar për herë të parë më 31.5.2012 në bazë të njohurive operative që kishte dhe ka ngritur kallëzim penal ndaj drejtorit të Onkologjisë në atë kohë me indikacione për keqpërdorim gjatë furnizimit të barnave citostatike. Nga momenti i dorëzimit të kallëzimit e deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë veprim hetimor nga Prokuroria Publike. Kallëzimi i dytë është dorëzuar më 2.6.2020 nga drejtori i institucionit ndaj njërit prej personave i cili po ashtu dyshohet se ka marrë pjesë në veprimtari të paligjshme dhe me të gjithë materialin zyrtar të asaj kohe – shënime zyrtare, intervista, intervista dëshmitarësh, etj. Të gjitha ato materiale janë dorëzuar në Prokurorinë Publike si prokurori kompetente. Sipas informacioneve që kam, madje tani janë marrë masa për ngritjen e aktakuzës apo aktit. Dhe e treta është inicimi i procedurës që po drejtojmë tani, e që është më 31.8.2023, në të cilën Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për Krim Ekonomik dhe Korrupsion, bazuar në të gjitha informacionet e publikuara në opinion”, i dorëzon njoftim PTHP Shkup për prezantimin e të gjitha njohurive që i kemi lidhur me Klinikën e Onkologjisë dhe më pas vijojnë aktivitetet në vijim”, tha Spasovski.

Shtoi se nga ana e MPB-së janë marrë të gjitha masat që kanë ardhur si njohuri operative dhe në bazë të urdhërave që janë lëshuar nga Prokuroria themelore publike.

“Me shumë gjasa do të kemi edhe urdhra shtesë që do të lëshohen, megjithatë deri më sot mund të them se janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh në drejtim të sigurimit të provave, materialeve, pajisjeve ekonomike apo marrjes në pyetje të personave të caktuar që dinë më shumë në lidhje me këtë situatë”, tha Spasovski.

Sipas Spasovski, deri më tani asnjë ish zyrtar apo aktual nga Qeveria nuk ka paraqitur raport.

“Nëse flasim në nivel qeveritar, asnjë. Në nivel të drejtorëve, më 02.06.2020, drejtori i atëhershëm është raportuar në MPB për keqpërdorim të barnave, përkatësisht citostatikëve në klinikë që kanë ndodhur në atë periudhë, tha Spasovski.

 

MARKETING



You may also like