Spartak Ngjela pret goditjen e madhe nga SPAK: Ne nuk e bëjmë dot për këto arsye, tani e ka në dorë Uashingtoni

by admin
Spread the love

“Duhet të keni parasysh një gjë. Nuk është gjë e lehtë të rrasësh në burg kryeministrat, të cilët i drejtohen populizmit. E njihni populizmin ju? Tjetri ka dalë i drejtohet popullit. Është “non grata” në Amerikë dhe i kërkon popullit ndihmë. Këtë nuk e drejtojmë ne, e ka marrë përsipër Uashingtoni. Ne nuk e bënim dot për këto arsye. E para, sepse këta kishin kapur gjithçka në shtet, janë bashkë kundër reformës në drejtësi dhe mbi të gjitha janë me para”.

Kështu është shprehur avokat Spartak Ngjela teksa komentoi punën e dy viteve të SPAK.

Ngjela theksoi më tej se ai pret tashmë goditjen e madhe nga SPAK-u.

“Reforma do të vazhdojë dhe ka qenë me sukses. Deri tani, pengesën e ka sjellë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Me këtë kompletim që kemi, unë pres goditjen e madhe. Njerëzit presin kryeministrat, nuk presin drejtorë. Kryeministrat nuk firmosin. Hetuesia është gjë e vështirë, është shkencë, nuk është përrallë. Çfarë rëndësie ka nëse unë jam i bindur që filan kryeministër është i korruptuar, por nuk e provoj dot. Ku pyet gjykata. Është zotuar politika amerikane. Unë këtë e quaj fakt, të tjerat janë opinione”, u shpreh Ngjela.

Lajme interesante

You may also like