Spartak Ngjela ‘nxehet’ me Grida Dumën dhe i ‘nxjerr’ inatin Arian Currit: Nuk kemi ardhur këtu të flasim për përrallat e Nastradinit

by admin
Spread the love

Avokati i njohur Spartak Ngjela, thotë se kryeministri Edi Rama është i trembur ndaj po tenton të çojë të preferuarin e qeverisë në krye të Prokurorisë Speciale SPAK. Ai është i ftuar në një panel të përbashkët, në emisionin Top Story.

Në një moment gjatë bisedës, teksa gazetarja Anila Hoxha fliste për SPAK dhe mbingarkesën e organit të akuzës me dosje që nuk i takonin fare, e që për rrjedhojë pengoi punën e prokurorëve, avokat Ngjela është ankuar për minutazhin.

“Gjithë audienca iku”, u dëgjua ai të thoshte, në të njëjtën kohë kur Anila Hoxha fliste. Por kjo nuk ishte e vetmja. “Lëre se do më prishi sistemin. Ma hoqi…”, i drejtohet ai drejtueses së emisionit, duke u ankuar që të ftuarit të mos i ndërhynin sepse i ikte filli idesë.

Avokat Ngjela është “kapur” edhe me analistin Arjan Curri, duke ju drejtuar ”Të lutem, duhet të flasësh për politikë, jo përralla të Nastradinit.”

You may also like