SPANJË – Të paktën 14 migrantë të vdekur në brigjet e Marokut

by admin
Spread the love



MADRID, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ Të paktën 14 persona kanë vdekur në brigjet e Marokut pasi anija me të cilën po udhëtonin u fundos ndërsa ata po përpiqeshin të arrinin në ishujt Kanarie të Spanjës, tha një organizatë ndihmash.

“Rreth 58 persona ndodheshin në gomone në kohën e incidentit”, tha OJQ-ja spanjolle “Caminando Fronteras”. Të mbijetuarit u gjetën të kapur pas anijes.

Ishujt Kanarie, të vendosura në brigjet veriperëndimore të Afrikës, kanë regjistruar një rritje të mprehtë të mbërritjeve të anijeve që transportonin migrantë të parregullt që nga fillimi i tetorit.

Ministria e Brendshme e Spanjës regjistroi një rritje prej 80% nga viti në vit në numrin e mbërritjeve në Ishujt Kanarie midis 1 janarit dhe 15 tetorit.

Agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) raportoi se më shumë se 38 000 migrantë nga Afrika kanë arritur në ishuj këtë vit, deri më tani.

“Caminando Fronteras” tha se të paktën 778 migrantë kanë vdekur në gjashtë muajt e parë të vitit, ndërsa përpiqeshin të bënin kalimin e rrezikshëm nga Afrika Perëndimore përtej Atlantikut për në ishuj.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakImportet e makinerive dhe pjesëve të këmbimit rritje me 3.3 %


You may also like