Spanjë, socialistët dhe e majta radikale arrijnë një marrëveshje koalicioni – Shqip

by admin
Spread the love

Partia e kryeministrit Pedro Sanchez dhe partia tjetër spanjolle Sumar kanë arritur një marrëveshje koalicioni për të formuar një qeveri të re. Sánchez dhe Yolanda Díaz, liderja e partisë Sumar kanë mbyllur detajet e një marrëveshjeje që është rezultat i negociatave të zhvilluara që nga fundi i korrikut.

Marrëveshja përfshin planet për të reduktuar papunësinë e të rinjve, për të përforcuar sistemin e kujdesit shëndetësor publik, për të rritur strehimin publik dhe  për të rritur objektivat e reduktimit të emetimeve.

Mbështetja e së majtës radikale për Sanchez është thelbësore, por ajo nuk mjafton për të siguruar një shumicë në dhomën e ulët. Ai ka ende nevojë për mbështetjen e separatistëve katalanas, të cilët po kërkojnë një ligj amnistie për personat e dënuar të cilët u përshinë në kryengritjen e  vitin 2017 dhe përpjekjeve të tyre për pavarësi.

Mbështetësit e këtyre përpjekjeve mendojnë se rajoni prej 7.5 milionë banorësh ka investuar prej kohësh në Spanjë më shumë sesa ka marrë në këmbim. Përpjekja e rajonit të Katalonjës për pavarësi e zhyti Spanjën në krizën e saj më të madhe politike në vitin 2017. Nëse socialistët dhe këto parti dështojnë të arrijnë një marrëveshje, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

Klan News

You may also like