Spanja mbështet aderimin e RMV-së në BE! – Shqip

by admin
Spread the love

Delegacioni qeveritar i RMV-së në Samitin e NATO-s

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është në agjendën e Spanjës, e cila nga 1 korriku mori kryesimin me BE-në, njofton KlanM.

“Në Ballkanin Perëndimor do ta përforcojmë përkushtimin tonë politik për rezistencën, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, si dhe integrimin e saj gradual në BE. Do ta nxisim procesin e aderimit të vendeve të rajonit dhe do të punojmë në arritjen e harmonizimit të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke potencuar rëndësinë e unitetit dhe caqeve të targetuara në kohën e rivalitetit politik”, thuhet në Programin e Kryesimit të Spanjës me BE-në.

Ajo që ishte vënë në letër, para deputetëve e konfirmoi Ambasadori i Spanjës në Shkup. “Kur përmendim unitetin e BE-së, nuk mund pa përmendur zgjerimin” – deklaroi Ambasadori Lozana Garsija.

Sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, reforma të administratës publike, siç percjell KlanM, ishin gjërat që sipas Ambasadorit të BE-së, Dejvid Gir, duhet të bëhen. “Jo vetëm që nuk ka progress në disa fusha, por shohim edhe ngecje” – u shpreh me tone kritike Ambasadori Gir.

Programi i kryesimit spanjoll me BE-në, konfirmon mbetjen e mbështetjes evropiane dhe të bashkësisë ndërkombëtare për Ukrainën, që është temë kryesore e Samitit të NATO-s në Vilnus, ku Maqedonia e Veriut prezantohet nga një delegacion qeveritar të udhëhequr nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Do të miratohen vendime lidhur me progresin e bashkëpunimit me Ukrainën, praktikisht do të formohet Këshilli i NATO-s dhe Ukraina ku në të ardhmen do të mund të miratohen vendime që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e përbashkët”, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm me Ukrainën, Maqedonia e Veriut ka pozitë të qartë. Mbështetet politika e dyerve të hapura për aderim në NATO, pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet e sigurisë në situatën aktuale gjeopolitike./KlanMacedonia

You may also like