Spanja fiton në Greqi dhe merr kreun, Portugalia barazon pa gola në Irlandë

by admin
Spread the love

Spanja nuk e lë t’i ikë mundësia për të marrë kreun e Grupit B, pas dhuratës që mori nga Suedia, e cila u mposht krejt papritur 2-0 në fushën e Gjeorgjisë. “La Furia Roja” fitoi 0-1 ndaj Greqisë në Athinë falë golit të Sarabias me 11-metërsh dhe tashmë do t’i mjaftojë edhe barazimi me përfaqësuesen nordike në “La Cartuja” për të fituar një biletë direkt në “Katar 2020”.

Portugalia e Cristiano Ronaldos nuk ia doli të fitonte në fushën e Irlandës, ku sfida u mbyll pa gola. Gjithsesi, edhe po të fitonte gjithçka do të vendosej në sfidën e fundit, kundër Serbisë, ku luzitanëve do t’u mjaftojë edhe barazimi për të mbajtur vendin e parë.

Sikurse pritej, në ndeshjen e fundit do të vendoset edhe e kualifikuara direkt e Grupit H. Fitores së thellë të Rusisë përballë Qipros, Kroacia iu përgjigj me goleadë 7-1 përballë Maltës. Nga përplasja e dy kryesueseve të këtij grupe do të përcaktohet edhe vendi i parë, me kroatët që përveç faktorit fushë do të kenë në dispozicion edhe barazimin për të shkuar në Katar. Në këtë grup përplasja mes Sllovakisë dhe Sllovenisë u mbyll barazim 2-2.

Barazimi 0-0 i Islandës me Rumaninë shton optimizmin e Maqedonisë së Veriut për vendin e parë në Grupin J. Me një sukses të mundshëm ndaj Islandës në shtëpi, Enis Bardhi me shokë do të jetë në fazën play off. Në këtë grup Gjermania e vendit të parë i shënoi nëntë gola Lichtensteinit.


Top Channel

You may also like