Spanja dhe Portugalia ndajnë nga një pikë, Izraeli e Islanda nderojnë Shqipërinë

by admin
Spread the love

Janë luajtur edhe ndeshjet e mbrëmjes në Nations League me Spanjë-Portugali që ishte ndoshta ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 me Spanjën që gjeti e para rrugën e rrjetës me Alvaro Morata. Megjithatë, Portugalia arriti të reagonte duke vendosur baraspeshën në minutat e fundit të takimit me Horta.

Po në të njëjtin grup, Republika e Çekisë arriti një fitore të ngushtë ndaj Zvicrës me rezultatin 2-1. Kuchta i dha fillimisht avantazhin Çekisë, përpara se Okafor të vinte ekuilibrat në fundin e pjesës së parë. Megjithatë, autogoli i Sow ishte ai që vulosi rezultatin final me Çekinë që doli nga ky takim me tre pikë duke udhëhequr grupin 2 me pikë të plota.

Në Ligën B, Serbia u surprizua në shtëpi nga Norvegjia pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0. Ishte ylli Erling Haaland që shënoi golin e vetëm të këtij takimi duke i dhënë edhe tre pikët kombëtares së tij. Po në të njëjtin grup, Suedia mposhti Slloveninë me rezultatin 2-0 me golat e Forsberg dhe Kulusevski.

Në grupin 2 të ligës B, ku bën pjesë edhe Shqipëria, Islanda dhe Izraeli janë ndalur në një barazim 2-2. Abada i dha avantazhin provizor Izraelit, përpara se Islanda të përmbyste gjithçka me golat e Hogalson dhe Sigurdsson. Megjithatë, në fundin e takimit, Weissman vendosi gjithçka në baraspeshë duke i bërë të dyja ekipet të ndajnë nga një pikë.

Në Ligën C, në gripin 2 ku bën pjesë edhe Kosova e cila më parë mposhti Qipron, fitoi gjithashtu edhe Greqia që mposhti minimalisht Irlandën e Veriut me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Bakasetas. /oversport.tv

Foto: Selección Española de Fútbol, Twitter

You may also like