Spanja/ De La Fuente lumturon fantazistin e Bilbaos

by admin
Spread the love

Federata e futbollit të Spanjës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar nga trajneri Luis De La Fuente për ndeshjet kualifikuese të kampionatit europian “Euro 2024”.

Kombëtarja iberike pret Skocinë në datën 12 tetor, ndërkohë që tri ditë më vonë sfidon Norvegjinë në transfertën e Oslos.

Në listë bie në sy prania e emrave të rinj në moshë, si Lamine Yamal dhe Nico Williams. Në këtë grumbullim, trajneri 62-vjeçar ka thirrur për herë të parë në ekipin përfaqësues Oihan Sancet.

23-vjeçari aktivizohet tek Athletic Bilbao në La Liga, ku ka rënë në sy me përfomancat e tij të mira me ekipin bask. Mesfushori ofensiv ka qenë pjesë e Spanjës U21 në Europianin e këtij viti, ku humbën në finale ndaj Anglisë U21.

Unai Simon vazhdon të jetë zgjedhja numër një në portën e iberikëve, i ndjekur nga Kepa Arrizabalaga dhe David Raya. Në mbrojtje, eksperiencës së Carvajal dhe Navas u shtohet dhe energjia e lojtarëve si Alejandro Balde, Fran Garcia, Pau Torres dhe Robin Le Normand.

Pa harruar mbrojtësin e Al Nassr, Aymeric Laporte. Në mesin e fushës, përveç Sancet, do të jenë edhe Rodri, Martin Zubimendi, Mikel Merino, Fabian Ruiz dhe talenti i Barcelonës, Gavi.

Me formën fantastikë që po kalon në kampionatin spanjoll, Alvaro Morata mori sërish ftesën nga përfaqësuesja. Ku do të ndajë vendet e formacionit me Joselu, Lamine Yamal, Nico Williams, Ferran Torres, Yeremy Pino dhe Mikel Oyarzabal.

Iberikët renditen në vendin e dytë të grupit A me 9 pikë në 4 ndeshjesh, gjashtë më pak se Skocia kryesuese. Me ishullorët që i kanë fituar pesë ndeshje e tyre.


Top Channel

You may also like