Spanja: Bombat thërrmuese nuk duhet të dërgohen në Ukrainë

by admin
Spread the love

Lëvizja për të dërguar armën e diskutueshme, e cila është ndaluar nga 123 vende, është bërë temë debati dhe tani Spanja ka shprehur mendimin e saj për këtë çështje.

Ministri i Mbrojtjes i vendit ka thënë se ata nuk duhet të dërgohen për të ndihmuar Ukrainën “në asnjë rrethanë”.

Bombat thërrmuese zakonisht lëshojnë një numër të madh bombash më të vogla që mund të vrasin pa dallim në një zonë të gjerë.

Ato që nuk arrijnë të shpërthejnë përbëjnë një rrezik për dekada.

“Spanja, bazuar në angazhimin e vendosur që ka me Ukrainën, ka gjithashtu një angazhim të fortë që disa armë dhe bomba nuk mund të dorëzohen në asnjë rrethanë. Jo bombave thërrmuese dhe po mbrojtjes legjitime të Ukrainës, e cila ne e kuptojmë se nuk duhet të kryhet me bomba thërrmuese.”u tha gazetarëve Margarita Robles.


Top Channel

You may also like