Spanca e pakënaqur me Prokurorinë: Për 77 raste të keqpërdorimeve s’kemi marrë përgjigje

by admin
Spread the love

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca ka thënë se 26 aneks-kontrata janë lidhur nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 6 milionë euro gjatë vitit 2021, përmes procedurave me negocim pa publikim të njoftimit për kontratë.

Sipas saj, ky nuk është rasti i vetëm, pasi ngjashëm kishte vepruar edhe në vitin 2019. E sa i përket rasteve të dërguara në Prokurori, Spanca tregon se nuk arrin të marrin asnjë përgjigje, nëse të njëjtat janë duke u trajtuar apo janë hedhur nga Prokurori i Shtetit.

Krahas auditimit të kësaj rruge, janë bërë edhe auditime edhe për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga MINT dhe sistemet e Informacionit në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Spanca tha për Ekonomia Online se përdorimi i procedurës së negociuar, në rastet e lartcekura nuk ishte i arsyeshëm pasi ministria e kishte ditur se katër nga 13 kontratat aneks nuk mbulonin plotësisht kostot e projekteve në fjalë.

Sipas saj, ministria në këto raste do të duhej që të shmangte përdorimin e procedurës së negociuar, dhe për këto katër projekte do të duhej të zbatonte procedurën e hapur.

Auditimi tjetër “Mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë /KIESA”, tregon se MINT KIESA nuk ka arritur efektet e duhura në përkrahjen dhe ngritjen e kapaciteteve të NMVM-ve dhe Zonave Ekonomike.

Ajo ka thënë se MI-ja ka lidhur 26 aneks-kontrata në vlerë prej 6 milionë euro.

Sipas saj, ky dikaster edhe në të kaluarën ka lidhur ankes-kontrata përmes procedurave me negocim e pa publikim të njoftimit për kontratë.

Spanca ka theksuar se gjatë vitit 2022, janë dërguar 77 raste me elemente potenciale të veprave penale, mashtrimit dhe korrupsionit në Prokurori të Shtetit, por bashkëpunimi me këtë institucion nuk është edhe fort i madh. Ajo thotë se nuk kanë marrë asnjë informatë nëse në raportet e dërguara është ngritur ndonjë aktakuzë.

“Sa i përket 77 rasteve, të cilat i kemi dërguar e që janë në bazë të rezultateve të cilat i kemi publikuar në sezonin e kaluar dhe në këtë aspekt kemi bërë një progres sa i përket komunikimit me prokurorin e shtetit, kemi nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit, ku kemi paraparë mënyra për fasilitimin e këtij procesi që të caktohet një koordinator nga ana jonë dhe një koordinator në shtatë gjykatat themelore, me qëllim që të komunikojmë më lehtë dhe të kemi një informatë se ku janë proceset sa i përket rasteve që ne i kemi dërguar. Momentalisht ne nuk kemi informata kthyese për të parë nëse rastet të cilat i kemi dërguar ne te Prokurori i Shtetit, është ngritur aktakuza apo është mbyllur rasti”, thotë Spanca, teksa kërkon që së paku të kenë informata.

“Informatat kthyese për neve janë të dobishme, sepse do të bënin që të përmirësoheshim edhe brenda që mos ta ngarkojmë Prokurorin e Shtetit ndoshta me çështje që nuk kanë elemente të mashtrimit, pavarësisht se ne e mendojmë”, u shpreh ajo.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like