Spalletti: Napoli është ndërtuar për të fituar, shyqyr që mbaroi merkatoja

by admin
Spread the love

“Mezi prisja që të mbaronte merkatoja që të përqafoja lojtarët e mi. Kishte më shumë dyshime që mund të largohej ndonjë, kisha frikë se mos humbisja ndonjë lojtar dhe tashmë më duket se i kam letrat në rregull për të luajtur deri në fund këtë garë të vështirë.

Duhet të bëjmë përmirësimin që kemi nevojë, që të jemi më të mirë. Nuk është një ndeshje e lehtë. Venezia është një kundërshtar i fortë me një teknik që di ta bëjë punën e tij. Nuk duhet të shpërqendrohemi.

Djemë e dinë që na pret një sfidë e vërtetë, nuk duhet të mendojmë që tani për ndeshjen kundër Interit”, ka thënë trajneri i Napolit, Luciano Spalletti në prag të ndeshjes kundër Venezias.

“Skuadra është në formë. Është e qartë që po luajte gjithmonë me të njëjtët mund të ketë shenja lodhjeje, por skuadra është stërvitur gjithmonë mirë.

Nuk ka rëndësi se çfarë kemi kaluar, por ajo që duam të bëjmë, nivelin që duam të tregojmë dhe ambicien për të kaluar çdo pengesë. Napoli duhet të bëjë Napolin, një skuadër që është ndërtuar për të fituar çdo ndeshje”, ka thënë Spalletti. / Oversport.tv

You may also like