Spalletti: Duhet të rinovojmë ekipin, jemi në fundin e një cikli

by admin
Spread the love

Napoli do të luajë nesër në orën 12:30 sfidën e tij të fundit të Serie A, por njëkohësisht edhe t’i japë fund një cikli. Të paktën kështu është shprehur trajneri Luciano Spalletti në konferencën për shtyp ku foli gjatë se ekipi duhet rinovuar pasi ka ardhur fundi i një cikli të gjatë.

NAPOLI I TË ARDHMES- “Nevojitet aftësia për të rinovuar pas një situate ku jemi në një fund cikli. Disa lojtarë të ndryshëm janë në skadencë kontrate, pastaj ka të tjerë në moshë të madhe dhe shoqëria do të bëjë vlerësimet e duhura.

Duhet të rinovojmë ekipin dhe të qëndrojmë konkurrues, duke marrë parasysh se në futboll për të afrimet e reja dhe lojtarët në moshë të re, nevojitet një periodë e konsiderueshme për t’u përshtatur. Duhet aftësi edhe për t’u rinovuar ndërkohë që kundërshtarët po tentojnë të kualifikohen në Champions”.

KOULIBALY- “Edhe vitin e kaluar u fol për shitje të shumta, por më pas nuk ndodhi asgjë. Vetëm ata që do të përfundojnë kontratën me ne do të largohen. Për mua është i pashitshëm, njësoj si vitin e kaluar. Është nga ata lojtarë që janë të gatshëm të japin gjithmonë një dorë për të gjithë, që kanë kapacitetin të ndërhyjnë aty ku duhet në një sfidë dhe bëhen të rëndësishëm në momente të nevojshme”.

Për mua është i pashitshëm edhe sepse ne duam të bëjmë një tjetër kampionat të rëndësishëm. Klubi e di shumë mirë vlerën e Kalidou. Shpresoj të jetë mundësia për të gjetur një pikë ku do të biem dakord. Kalidou nuk është i njëjtë me të tjerët për shumë arsye, ndonjëherë për dikë duhet një vëmendje e ndryshme. Janë të gjitha çështje që do t’i shohim në ditët e ardhshme”.

AFRIMET E REJA- “E njoh mirë klubin, menaxhetër sportiv, skautet, ata që vijnë në stërvitje. Unë kam besim te këta persona, por megjithatë është e qartë se kemi nevojë për zëvendësues të një niveli të lartë në raport edhe me largimet.

Konkurrenca kalon me skuadra si Juventus, që dëshiron të kthehet të fitojë kampionatin, njësoj si Interi, Milani. Për këtë duhet një përshtatje dhe kualitet i madh për t’u përballur me këta gjigantë”. /oversport.tv

You may also like