Spalletti: Cagliari meritonte më shumë, duhet të kënaqemi me kaq

by admin
Spread the love

Luciano Spalleti, trajneri i Napolit, pas ndeshjes së barazuar kundër Cagliari ka folur për DAZN: “Për ne ishte një ndeshje e ndërlikuar, Cagliari meritonte diçka më shumë. Ne meritonim diçka më pak. Nuk e morëm kurrë komandën e lojës, ndonëse kishim zotërimin e topit.

Duhet të jemi të kënaqur me pikën e marrë, pasi ndodh diçka e tillë pas ndeshjeve të Europa League. Duhet të bëjmë diçka më shumë, ta përdorim cilësinë që kemi, ndryshe duhet të luajmë jo sipas karakteristikave që kemi”.

“Asnjë ekip i kreut nuk ka fituar? Tani në ndeshjet e fundit do të jetë e vështirë të shkosh dhe të luash në fushat ku luajnë ekipit që duan të mos bien nga Serie A. Në dhjetor janë organizuar disa skuadra, janë përforcuar. Kanë marrë lojtarë të rinj dhe u kanë dhënë tjetër motivim ekipeve”, tha Spalletti mes të tjerash. / oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter

You may also like