Southgate: Kane është gati! Respekt për SHBA-në, por duam të kualifikohemi sa më shpejt

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Harry Kane do të jetë në dispozicion të Anglisë për sfidën e dytë në grupin B ndaj SHBA-ve. Për Anglinë, kështu bie një alarm dhe ka qenë vetë trajneri Sauthgate, ai që ka konfirmuar praninë e sulmuesit.

“Kane është mirë. U shqetësuam në atë moment gjatë ndeshjes, por kur ai vijoi lojën, atëherë mendova se nuk ka asgjë. Është stërvitur veçmas, por është mirë dhe do të jetë i gatshëm”, tha fillimisht trajneri i Anglisë. Më tej, Southgate ka komentuar përballjen me Amerikën.

“Duhet të sigurohemi që jemi rikthyer aty ku e nisëm ndeshjen e parë, sidomos në aspektin psikologjik. Sigurisht që do të më pëlqente që ta siguronim kualifikimin sa më shpejt, por kjo do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e para. Amerika është një skuadër shumë atletike, preson shumë dhe janë të mirë organizuar në fushë dhe të stërvitur mirë. Kanë disa lojtarë nga premier Liga dhe i treguan cilësitë e tyre, sidomos në pjesën e parë ndaj Uellsit”, vijoi trajneri i tre luanëve.

Në fund, Southgate është ankuar për çështjen e penalltive, për faktin se skuadra e tij është marrë si shembull dhe se në vazhdim nuk ka pasur një standard për dhënien e 11-metërshave. Anglia do të përballet me SHBA të premten në orën 20:00, një sfidë që mund ta ndiqni në platformën Tibo. / Oversport.tv

Foto: England Twitter

You may also like