Southampton eliminohet nga City – Broja zhvillon 27 minuta, me këtë notë u vlerësua paraqitja e tij

by admin
Spread the love

Manchester City ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup. Skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola e mposhti në udhëtim Southamptonin me rezultatin 4:1, të dielën.

Në këtë ndeshje te Southamptoni në minutën e 63-të u inkuadrua sulmuesi Armando Broja.

Në minutën e 12-të, Raheem Sterling kaloi në epërsi Cityn.

Southamptoni barazoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë me autogolin e shënuar nga Aymeric Laporte. Me rezultatin 1:1 u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë “Qytetarët” shënuan tre gola të tjerë.

Kevin De Bruyne nga pika e bardhë në minutën e 61-të shënoi për 2:1.

Phil Foden në minutën e 70-të dhe Riyad Mahrez në të 75-tën vulosen fitoren e Cityt prej 4:1.

Performanca 27 minutëshe e Brojas u vlerësua me notën e ulët – 6.3, nga ‘SofaScore’.

You may also like