Sot zhvillohet derbi i madh Voska Sport – Pelisteri – Shqip

by admin
Spread the love

Ndeshja derbi e javës së 21-të, në Ligën e dytë republikane të mes ekipit Voska Sport dhe Pelisterit do të zhvillohet gjatë ditës së sotme me fillim në orën 15:00 Me kërkesën e skuadrës Voska Sport

Dhe duke parë rëndësinë e këtij takimi, Voska Sport, Behar Fetai do të jetë në disponim të trajnerit Berat Imeri, ndërsa më pas do ti bashkangjitet reprezentacionit U-21për ndeshjet kontrolluese në Turqi

Atmosfera në ekipin e Vosska Sport në prag të derbit me Pelisterin është në nivelin e duhur . Këtë e ka pohuar edhe trajneri Berat Imeri në rrjetion social në fewjsbuk

“Ndeshje derbi, ndeshje shumë e vështirë, ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin tonë, mendoj se jemi të përgatitur maksimalisht për të arritur fitore përballë një ndër rivalëve për inkuadrim në Ligën e Parë. Kam besim të plotë tek djelmoshat e mi, dhe besoj se të njëjtit do të jenë në ditën e tyre më të mirë, duke përsëritur lojën e pjesës së dytë si me Gostivarin. Nëse ndodh një gjë e tillë, besoj se do jemi shumë pranë fitore” ka deklaruar Berat Imeri, në faqen e fejsbukk të Voska Sport.
Ndeshja Voska Sport – Pelisteri, zhvillohet sot me fillim në orën 15:00, në stadioumin “Biljanini Izvori” n. Ohri, ndërsa drejtësin do ta ndaj Josip Barton.

Shaban Sinani / KlanMacedonia/

You may also like