Sot zhvillohen tre ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

by admin
Spread the love

Sot do të zhvillohen tre ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Llapi ka mundësinë e artë për ta marrë kreun e tabelës, pasi është nikoqire e Lirisë.

Skuadra nga Podujeva reditet në vendin e dytë në tabelë me 51 pikë, dy më pak se Ballkani, ndërsa skuadra prizrenase është e fundit me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Gjilanit dhe Dukagjinit.

Gjilani renditet në vendin e shtatë me 26 pikë, ndërsa Dukagjini është në pozitën e gjashtë me 34 pikë.

Ndeshja e fudit e ditë së sotme luhet mes Feronikelit ’74 dhe Fushë Kosovës.

Të dyja skuadrat janë duke luftuar për mbijetesë, me skuadrën nga Drenasi e cila renditet në pozutën e tetë me 26 pikë, ndërsa Fushë Kosova është e parafundit me 20 pikë.

Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.

You may also like