Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në derbin Prishtina – Drita

by admin
Spread the love

Sot do të zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore do të jetë në derbin Prishtina – Drita, shkruan lajmi.net.

Skuadra nga kryeqyteti nuk njeh për fitore në tri ndeshjet e fundit, me dy barazime e një humbje, por edhe Drita ka pasur rezultate të përziera.

Skuadra nga Gjilani në tri ndeshjet e fundit ka një fitore e dy humbje.

Ndeshjen e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave e ka fituar Drita me rezultat 3:0.

Përballja e dytë që zhvillohet sot është ajo ndërmjet Gjilanit dhe Llapit.

Llapi gjendet në vendin e tretë në tabelën e Superligës me 25 pikë të grumbulluara deri më tani.

Nga ana tjetër Gjilani renditet në vendin e shtatë me vetëm 14 pikë.

Të dyja ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Lajmi.net/

You may also like