Sot votohet për këshilltarë në Tetovë, në Mavrovë dhe Rostushë për kryetar komune

by admin
Spread the love




Në komunat Mavrovë dhe Rostushe sot mbahen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, për shkak se në zgjedhjet e mëparshme dalja nuk ishte në nivelin e nevojshëm, ndërsa në Tetovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshilltarë, pasi aty nuk u arrit marrëveshje për shumicën në Kuvend.
Të drejtë vote në zgjedhjet lokale në Mavrovë dhe Rostushe dhe në Qendër Zhupë dhe për këshilltarët në Tetovë kanë gjithsej 101.174 votues, të cilët do të votojnë në 172 vend votime, kanë informuar nga KSHZ, përcjell SHENJA.
Në Tetovë në Listën Zgjedhore janë 84 072 votues në 117 vend votime.
Në Tetovë në flet votimin ka 13 lista me 403 kandidatë për anëtarë të Këshillit të Komunës, të iniciuar nga 11 parti dhe dy grupe të votuesve.
Me këto zgjedhje Tetova duhet të fitojë përbërje të re në Këshilli, pasi përbërja e deritanishme, ndaloi të funksionoj në prill për shkak mospasjes së shumicës. Në maj të këtij viti, Qeveria e shkarkoi këshillin në Tetovë, me cka u miratua vendimi për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. /SHENJA/


You may also like