Sot vdiq kontribuesi i madh i futbollit kosovar, FFK nuk reagon

by admin
Spread the love

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare kontribuesi i madh i futbollit kosovar, Skender Selmani, shkruan Insporti.

Lidhur me vdekjen e tij nuk ka reaguar Federata e Futbollit të FFK-së, më saktë nuk është shkruar ndonjë telegram ngushëllimi nga Presidenti Agim Ademi, i cili nër rast të vdekjeve të figurave të shquara që kanë dhënë kontribut në sport, veçanarisht në futboll, dërgon telegram ngushëllimi.

Anipse ka jetuar në Gjermani, Selmani ka qenë shumë kritik për dukuritë negative që kanë ndodhur në futbollin në Kosovë dhe nuk dihet nëse kjo është arsyeja pse FFK po heshtë në lidhje me vdekjen e Selmanit.

Kujtojmë se, Selmani ishte ish-anëtar i kryesisë së FederatësS së Futbollit të Kosovës në vitet 1991-95, nënkryetar i gjyqtarëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri (me 14 shkurt – 1993).

Ndryshe, familja Selmani ka njoftuar se varrimi do të bëhet në Mitrovicë, ndërsa për kohën do të njoftojnë me kohë.

/Insporti.com

You may also like