Sot u ​certifikuan zyrtarët e njësiteve elite të Policisë së Kosovës

by admin
Spread the love

Sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve elite të Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësitit Special Intervenues (NJSI) dhe Njësisë Speciale Operative (NJSO).

Në njoftimin e PK-së thuhet se kjo ceremoni u realizua pas një trajnimi profesional mjaft sfidues për zyrtarët policorë, por edhe motivues për të gjithë ata që arritën sot ditën e certifikimit, përfshirë edhe certifikimin e instruktorëve trajnues.

“Në ceremoni, zyrtarëve policorë me nga një fjalë rasti iu drejtuan ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, dhe Kimberly Riffe, nga ICITAP-i amerikan, të cilët vlerësuan lart arritjet profesionale të zyrtarëve policorë si dhe i uruan me rastin e certifikimit dhe bashkëngjitjes së tyre me njësitet elitare të PK-së”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

You may also like