Sot super ndeshja e Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit

by admin
Spread the love

Pas një pauze dy-javore me ndeshjet ndërkombëtare, sot Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në aksion.

Ndeshja hapëse e javës së 14-t do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në kryeqytet, kampionia në fuqi, Prishtina do të jetë nikoqire e Dukagjinit të Klinës.

Në këtë ndeshje, për Prishtinën do të debutojë trajneri boshnjak, Abdulah Ibrakoviq.

Ibrakoviq zëvendësoi Zekerija Ramadanin e shkarkuar ditë më parë, derisa synon ta nis aventurën e re me fitore.

Ndeshja e sotme zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Në ndeshjen e parë mes dy skuadrave, triumfoi Prishtina në Klinë me rezultat 1:2.

You may also like