“Sot presim përgjigje nga Berisha”, Korreshi zbulon formulën për bashkimin e PD-së: Ja sa bashki fitojmë

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat Saimir Korreshi tha se në rast se PD-ja do të jetë e bashkuar në zgjedhjet e lokale mund të fitojë rreth 35 bashki të vendit. Duke folur në MCN Live Korreshi tha se sot pritet një përgjigje nga Berisha nëse do të pranojë formulën e bashkimit nga pala tjetër.

Sipas Korreshit dy grupimet mund të gjejnë një kompromis të dyfishtë përmes këshillave teknikë, me përfaqësim nga të dy palët. Korreshi tha se e ka dëshirë që një ditë të jetë kryetar bashkie i Lushnjës, por në zgjedhjet e ardhshme nuk mendon të lërë mandatin dhe të futet në primare.

“Ne jemi akoma në fazë pajtimi, sepse s’e dimë si do i bëjmë llogaritë, të bashkuar apo të ndarë dhe nuk e dimë nga do venë kalamajtë, nga baba apo nga nëna. PD duhet të zgjidhë njëherë problemin e vet të brendshëm. Por pavarësisht çdo gjëje, PD po të jetë e bashkuar mund të them se i kalon gjysmat e bashkive. Mendoj që 35 bashki po. Nuk mendoj që është shumë sepse dëgjoj çfarë artikulojnë njerëzit. Te Fieri është e garantuar humbja po të jemi të ndarë. Ne jemi treguar të sinqertë. Është gjetur një formulë mix. Ta quajmë ngjitje, se bashkim s’ka më, të gjithë ata që ne kërkojmë, njerëz intelektualë, individi që mund të mos jetë pjesë e strukturave të PD, s’bëhet pjesë e një procesi, ku është votë diktuese që kryetari i partisë fiton gjithmonë. Jemi edhe për pjesën tjetër që të votojë publiku me sondazhi. Është e nevojshme që qyteti të pranojë kandidatin. Tani me futjen e simpatizantëve çdo kandidat mund të regjistrojë pafund njerëz në grupseksione. Ta hapim edhe përtej. Jemi ende në pritje të një përgjigjeje të fundit. Presim përgjigje sot për të hyrë. Të dyja kanë struktura në bazë, kanë kryetarë, seksionet dhe grup seksionet e veta. Mund të gjendet një kompromis i dyfishtë me këshilla teknikë, me përfaqësim nga të dyja palët që përgatisin zgjedhjet dhe përzgjedhin kandidatët për t’i çuar në primare, po ashtu edhe për këshillat bashkiak. Një pjesë e kandidatëve kanë dalë, një pjesë frenohen për të parë si do jetë situata në PD. PD duhet të gjej për hatër të të gjithë demokratëve që të mos i fusë si në 6 mars në përballje me njëri-tjetrin, por të kthejë vëmendjen te demokratët që s’kanë përfaqësim. Në Fier ka kryetar qarku, deputet që mund ta lërë mandatin”, u shpreh deputeti i PD-së.

You may also like