Sot në Oversport/ Nga Teuta-Partizani dhe Vllaznia-Bylis deri te Juventusi e peshëngritja

by admin
Spread the love

Eventet sportive në Oversport dhe Tibo nuk ndalen dhe ditën e sotme do të kemi mundësi të ndjekim dy sfida të “Abissnet Superiore” një të Serie A, si dhe Kampionatin Europian të Peshëngritjes U23.

Kështu, në Superiore starton java e nënte me dy sfida që do të luhen paralelisht në orën 17:45. Partizani kryesues do të udhëtojë në Durrës për t’u ndeshur në “Niko Dovana” me Teutën. Këta të fundit kanë arritur fitoren e parë në javën që lamë pas dhe kërkojnë të ripërsërisin veten.

Nga ana tjetër Partizani vjen nga një barazim pa gola ndaj Kastriotit dhe kërkon të rikthehet te fitorja. Dueli premton shumë emocion dhe do të keni mundësi ta ndiqni në Oversport 2.

Po në të njëjtën orë, në Oversport 3 keni mundësi të ndiqni dueli midis Vllaznisë dhe Bylisit. Shkodranët nuk fitojnë prej 3 ndeshjesh në kampionat dhe Josa kërkon që ekipi të kthehet menjëherë te tre pikët. Të njëjtën gjë kërkon edhe Arian Bellai që nuk po fiton prej 2 ndeshjesh në kampionat. Të dyja ekipet kanë bërë një edicion të ngjashëm deri më tani dhe ndodhen me pikë të barabarta në tabelën e klasifikimit.

Në mbrëmje vjen Serie A me sfidën Juventus-Empoli që keni mundësi ta ndiqni në Oversport 1. Të besuarit e Allegrit kërkojnë vazhdimësinë në këtë start sezoni të komplikuar. Fitorja në derbi ndeshjen e fundit ka rritur besimin te bardhezinjtë që objektiv kanë fitoren. Nga ana tjetër Empoli do të provojë të surprizojë dhe të përfitojë nga situata e Juventusit që ende nuk ka treguar se i ka gjetur ekuilibrat e duhura.

Sa i përket Europianit të Peshëngritjes U-23, atë mund ta ndiqni në Oversport 5. /oversport.tv

You may also like