Sot mot me vranësira dhe intervale me diell

by admin
Spread the love

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHK-së, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, raporton Shqip.

“Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Vlerat e temperaturave ekstreme do ë jenë afërsisht të ngjashme me ato të ditës së mërkurë”, shkruan IHK.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet tutje.

Pas datës 8 korrik, sipas parashikimeve numerike, shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

You may also like