Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

by admin
Spread the love

Në Kuvendin e Kosovës, këtë të mërkurë do të mblidhen pese komisione parlamentare.

Komisonet që do të mblidhen dhe do të diskutojnë për pika të ndryshme janë: Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë si dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Rendet e plota të ditës:
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjes së datës:22.09.2021 dhe 28.09.2021;
3. Zbatimi i Rezolutes së Kuvendit të Kosovës lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit;
4. Të ndryshme.

Vendi: N303
Koha: 09:30

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-061 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “ Reagimi I Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për NVM-të”;
3. Vazhdim – Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2020;
4. Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020;
5. Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021;
6. Votimi i raportit Vjetor Financiar i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020;
7. Të ndryshme.

Vendi: C203
Koha: 10:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve tё mbledhjeve tё mbajtua me dt. 24 shtator dhe 7 tetor 2021.
3. Takim në Komision, të ftuar:
– Shoqata e Familjeve tё Heronjve dhe Dëshmorëve tё Kombit (ShFHDK). Temë diskutimi – Zgjidhja e statusit tё veprimtarëve invalidë/tё plagosur para luftës çlirimtare nё Kosovё.
4. Shqyrtimi i Peticioneve;
5. Të ndryshme.

Vendi: N302
Koha: 12:00

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës ,
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar më 21.9.2021,
3. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020,
4. Gjendja e projektligjeve në procedurë të Komisionit,
5. Të ndryshme

Vendi: N303
Koha: 13:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione
Takim me Drejtorin Rajonal të Save the Children për rajonin e Lindjes së Mesme dhe Evropës Lindore dhe me Zyrën për Qeverisje të Mirë (ZQM).

Qëllimi i këtij takimi është që të prezantojmë partneritetin mes Komisionit Parlamentar, Zyrës për Qeverisje të Mirë dhe Save the Children, përgjatë hartimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe implementimit të tij, si dhe të diskutojmë mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Vendi: N10
Koha: 13:15

You may also like